zoom

Të gjitha

Merr fund lidhja mes Kendall Jenner dhe Devin Booker

Merr fund lidhja mes Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ylli i “Kardashians” dhe basketbollisti thuhet se janë ndarë pas dy vitesh, sipas një burimi të afërt me Kendall .

“Kendall dhe Devin kanë pasur një problem kohëve të fundit dhe janë ndarë pëpr rreth një javë e gjysmë”, thekson burimi.

Çifti kaluan një kohë shumë të bukur në Itali në martesën e Kourtney Kardashian, shpjegon burimi, ‘por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në drejtim të duhur dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme’.

Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë dhe kohë të ndarë”, sipas burimit, i cili ndan, “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi, “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë të funksionojë, por tani janë të ndarë”.

https://www.youtube.com/watch?v=G39ANnP-X68

Të njëjtit ndezën thashethemet për një romancë dashurie në prill të vitit 2020. Pas disa javësh spekulime, dyshja nisën zyrtarisht lidhjen në qershor të atij viti./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura