Aplikacion
Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, po shpreson të ndikojë në kulturë përmes muzikës së tij. 23-vjeçari thotë se është inspiruar nga performanca e yjeve Snoop Dogg, Eminem, Dr Dre, 50 Cent, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar në “Super Bowl” në shkurt të këtij viti, dhe tani është më i vendosur se kurrë që të lë gjurmë në botë me muzikën e tij.

“Synimi im nuk është ta ndryshoj botën, thjeshtë ambicia ime kryesore është që të kem ndikim në kulturë. Dua të krijojë diçka shumë të vërtetë”, ka deklaruar Mendes në një intervistë të fundit.
Shaën aktualisht është duke punuar në një album të ri si dhe po bëhet gati për turneun botëror “Wonder”. Ylli i hitit “Senorita” shpjegoi se është i vendosur të krijojë muzikë autentike. Mendes tashmë ka korrur suksese të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij, duke fituar disa çmime të rëndësishme si dhe duke i pushtuar toplistat muzikore anembanë botës.

“Për një kohë të gjatë isha i bindur se për të arritur sukses duhej të shkruaja këngë të mëdha”, e pranoi këngëtari. Por tani siç duket këndvështrimi i tij ka ndryshuar dukshëm.
Para pak muajsh, Mendes u nda nga e dashura prej vitesh, Camila Cabello. Dyshja e suksesshme e përkrahnin njëri-tjetrin vazhdimisht në karrierë dhe së bashku i kanë realizuar disa hite muzikore./L.K
/Zoom.al