zoom

Të gjitha

Mediat turke: Vjosa Osmani bëri ndërhyrje për rënie në peshë në Antalia, qëndroi në hotel me 5 yje

Mediat turke: Vjosa Osmani bëri ndërhyrje për rënie në peshë në Antalia, qëndroi në hotel me 5 yje

Media turke “Hurriyet” ka publikuar një artikull ku thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak për të rënë në peshë.

Sipas artikullit, operacioni është zhvilluar rreth një vit më parë në qytetin e Antalias.

“Hurriyet”, vijon në shkrimin e saj se Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia para dhe pas operacionit dhe më pas është kthyer në vendin e saj.

Operacioni konsiston në heqjen e afërsisht 80% të stomakut, çka i mundëson më pas pacientit që të ketë një ulje të konsumit ushqimor dhe për pasojë humbje në peshë.