Aplikacion
Rudina Dembacaj, për të cilën ka kohë që shkruhet më shumë për lidhjen me Mark Frrokun, sesa për profesionin e saj si moderatore apo aktore, ka zënë sërish faqet e medias rozë. Shkak është bërë një koment që i ka ardhur nga një ndjekës/e në rrjetet sociale.
“Ke një zë acarues, më vjen të të shkul nga flokët”,– ishte komenti që i dërguan teksa Dembacaj po zhvillonte një komunikim në Instagram.
Por moderatorja s’ka duruar dhe i është përgjigjur me një ton kërcënues.
“Pa afrohu njëherë!” – shkruan Dembacaj.


