Aplikacion
YouTube-ri britanik Teddy Grey, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi i akuzoi modelen Arta Nitaj se merrte para në këmbim të një nate me meshkuj.
Së fundmi YouTube-ri i njohur ka publikuar diçka edhe në lidhje me modelen e tëerk-ut, Serena Sulën. Kjo e fundit ka pëlqyer një nga postimet e Teddy në rrjetet sociale, gjë e cila është postuar nga vetë ai Instastory.
“Nuk do të zgjasje as 10 minuta me mua”– shkruan ai krahas fotos së publikuar. Nuk ka munguar as reagimi i Serenës, e cila e ka ripostuar storyn e tij, shoqëruar me disa emoji.
“Takohemi së shpejti”– ka qenë përgjigja e YouTuber-it britanik.
Disa ditë më parë Teddy Grey publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe dhe foto që kishin të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzoi se merrte para në këmbim të një nate me meshkuj.
Ai publikoi fillimisht një bisedë private që ishte zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitajt. Në mesazhet që Teddy publikoi në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”
Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Pas zhurnës që krijoi Grey ka zbuluar se njohja me Artën ka ndodhur nëpërmjet një shoqeje të përbashkët por sipas tij ata nuk dolën bashkë kurrë.