zoom

Politikë

Më mirë deputete apo në spital? Çfarë thoshte Najada Çomo para zgjedhjeve

Më mirë deputete apo në spital? Çfarë thoshte Najada Çomo para zgjedhjeve

Kryeministri Rama njoftoi sot befas se Najada Çomo kishte hequr dorë nga mandati i deputetes, të cilin e mori si e dyta në listën e PS –së së Tiranës. Ajo, së bashku me inxhinieren Luljeta Bozo, ishin fytyrat e reja të fushatës. Aty u bazua strategjia e Ramës. Najada Çomo e pati të vështirë në atë kohë, kur pandemia vazhdonte të merrte jetë njerëzish, të shpjegonte se përse po e linte detyrën për t’iu bashkuar PS-së.

Po çfarë tha ajo për këtë kur iu kërkua nga PS si pjesë e strategjisë së fushatës elektorale?

“E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot”.

Mesazhi i dhënë më 10 mars, në fakt i shkon më shumë vendimit që Çomo ka marrë sot, sesa vendimit për ta braktisur infektivin për t’u bërë deputete. /Zoom.al

Postime të lidhura