zoom

Politikë

Nga Najada Çomo tek Grida Duma, njihuni me 45 gratë dhe vajzat që do të ulen në Parlament

Nga Najada Çomo tek Grida Duma, njihuni me 45 gratë dhe vajzat që do të ulen në Parlament

Parlamenti i ri i Shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të ketë në përbërjen e tij 45 gra dhe vajza ose 32% të vendeve në kuvend. Disa nga emrat që do t’i bashkohen për herë të parë organit ligjvënës janë Najada Çomo, Luljeta Bozo, Edona Bilali, Pranvera Resulaj etj nga lista e PS, apo Ina Zhupa, Flutura Açka, Andia Ulliri, Zheni Gjergji etj nga lista demokrate.

Madje disa prej tyre si Luljeta Bozo, Edona Bilali apo Enslemvera Zake kanë kryesuar edhe listën e qarqeve te tyre. Deputetja me moshën me të madhe është Luljeta Bozo e PS, inxhinierja e ndërtimit që u bë e njohur veçanërisht pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa deputetja më e re në parlament i përket listës së Partisë Demokratike. 22-vjeçarja Andia Ulliri, u rendit e gjashta në Qarkun e Durrësit dhe arriti të sigurojë 5595 vota individuale.

Deputetja më e votuar në rang vendi është ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila renditet e shtata me mbi 15,000 vota, e ndjekur nga Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu përkatësisht në vendet 22 dhe 24.

Ndërsa nga demokratët deputetja më e votuar është Grida Duma, e 26-ta në rang vendi. Në të dy kampet nuk mungoi rikonfirmimi i figurave të njohura ne politike si Mirela Kumbaro, Elisa Spiropali, Evis Kushi etj nga kampi i socialistëve, apo Grida Duma, Oriola Pampuri, Dhurata Çupi etj.

Postime të lidhura