Aplikacion
Reperi Mozzik përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se për të arritur suksesin që ka sot i është dashur të punojë shumë.
Në statusin e tij, reperi zbulon se ka pasur shumë sfida dhe sprova që ka kapërcyer, por që e kanë bërë më të fortë.
Mozzik shkruan se muzikës i ka dedikuar kohën më të madhe, madje i ka falur dhe rininë.
Ndër të tjera reperi ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që kanë një qëllim të qartë në jetë, të besojnë tek ëndrra e tyre./ zoom.al/
