zoom

Lajme

“Mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë për furnizimin e Matthew Perry me ilaçin që i shkaktoi vdekjen aktorit

“Mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë për furnizimin e Matthew Perry me ilaçin që i shkaktoi vdekjen aktorit

Gruaja e njohur si “mbretëresha e ketaminës” ka pranuar të deklarohet fajtore për furnizimin me ilaçin që vrau aktorin e serialit “Friends”, Matthew Perry.

Jasveen Sangha, e cila do të dalë në gjyq në shtator, do të deklarohet fajtor për 5 akuza.

Ajo është një nga pesë personat e akuzuar në këtë çështje. Një tjetër i pandehur, mjeku nga Kalifornia Salvador Plasencia , u deklarua fajtor për katër akuza për shpërndarje të paligjshme të ketaminës në korrik.

Mjeku Ligjor i Qarkut të Los Anxhelosit zbuloi se Perry vdiq më 28 tetor 2023, nga efektet akute të ketaminës .

Autopsia arriti në përfundimin se kentamina i shkaktoi humbjen e vetëdijes dhe mbytjen në xhakuzi.

Ai kishte pranuar publikisht vite të tëra abuzimin me substanca, përfshirë edhe periudhën e famës së tij kulmore në vitet 1990. Perry ishte i njohur në të gjithë botën për interpretimin e Chandler Bing në komedinë e famshme të NBC-së “Friends”./ZOOM.AL

Postime të lidhura