Aplikacion
Vdekja e mistershme e yllit të kinemasë amerikane Matthew Perry, mund të çojë në akuzimin e shumë njerëzve, përfshi edhe miqve të tij të njohur në Hollivud.
Ylli i serialit legjendar “Friends”, u gjet i vdekur në moshën 54-vjeçare në vaskën e shtëpisë së tij në Los Angeles, në tetor 2023 dhe një autopsi zbuloi se aktori kishte vdekur nga “efektet akute të ketaminës”. pra një mbidozë dhe koktejl ilaçesh e psikotropesh.

Një burim i policisë ka zbuluar së fundmi për “People” se disa persona mund të akuzohen si pjesë e hetimit për vdekjen e aktorit, e cila erdhi pas shumë vitesh luftë me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës. Objektivi kryesor i hetuesve është të identifikojnë se ku dhe nga kush e bleu Perry drogën.
Gjithashtu, sipas po këtyre burimeve, disa figura kyçe të Hollivudit tashmë janë marrë në pyetje, por ende është herët për të përmendur emra konkretë. /ZOOM.AL/
Betonieres iu prishën frenat? Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ku po fokusohen hetimet