Aplikacion
Më 28 tetor bota mori një lajm të dhimbshëm. Matthew Perry, aktori që luajti Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij.
Një zbulim shkatërrues që dy javë pas ngjarjes, ende nuk ka asnjë arsye të konfirmuar për vdekjen e 54-vjeçarit.
Pas kryerjes së autopsisë në trupin e Perry-t, Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit lëshoi një certifikatë që konfirmonte se kishin kryer studimin në trupin e aktorit. Pavarësisht kësaj, trupi shëndetësor nuk ka qenë në gjendje të identifikojë arsyen e vdekjes së Matthew Perry.
Autoritetet, në kërkim të një droge të panjohur
Pas autopsisë, disa media të Amerikës së Veriut kanë raportuar se shkaku i vdekjes do të përcaktohet me një studim toksikologjik, për të konfirmuar praninë dhe sasinë e çdo lloj lënde narkotike në organizëm.
Përveç kësaj, një ish-ekzaminues mjekësor i Nju Jorkut, Michael Baden, ka treguar se pritet të gjendet një “drogë e panjohur”. “Ata kanë rreth 99% të asaj që do të marrin tani për sa i përket informacionit dhe mund ta lëshojnë atë tani ose mund të presin edhe disa javë, sepse po kërkojnë për ndonjë ilaç të panjohur”, konfirmoi Baden. /ZOOM.AL/