zoom

Të gjitha

Masakroi me thikë bashkëshortin e gruas me të cilën kishte lidhje intime, autori dënohet me…

Gjykata Themelore e Gjilanit ka dënuar me 20 vite burg Bardhyl Zeqirin, i cili masakroi me thikë në një lokal Ismajl Cani, me gruan e të cilit kishte krijuar një lidhje intime.

“Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafenenë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C për motive të ulëta. Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Më pas vazhdon:

“Ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, i Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

Krimi i rëndë ndodhi më 24 qershor të vitit të kaluar në një kafene në Gjilan, për shkak të një lidhje intime që autori kishte krijuar me gruan e viktimës.

Deklarata e tij në polici

Bardhyl Zeqiri ka deklaruar në Polici se para se të ndodhte ngjarja tragjike, rreth orës 11:30, e kishte telefonuar viktima Ismajl Cani, i cili, sipas tij, i kishte kërkuar të takoheshin dhe të flisnin për marrëdhënien që Bardhyli kishte pasur me gruan e tij.

Në deklaratën e Zeqirit thuhet se kur ai ka shkuar në kafene, aty e kishte gjetur Ismajlin duke pirë birrë, i cili më pas, sipas tij, i ka thënë se “ty nuk të bëj gjë, mirëpo do t’i vras ata që do të djegin më së shumti. Po shkoj po ta përdhunoj gruan në shpi, kam me ta vra djalin dhe pasi ta q** gruan, edhe grujen ka me vra, edhe ti nashta pshton”.

Pas këtyre fjalëve, Bardhyli ka deklaruar se ia ka kthyer Ismajlit, duke i thënë “pushka top tu boft Ismajl”. Në ato momente sipas Bardhylit, Ismajli e ka kapur për veshi atë dhe i ka thënë se “tash e marr alltinë dhe të vras”, duke e goditur, sipas tij, me shishen e birrës të cilën Ismajli e kishte në dorë.

Bardhyli tutje ka thënë se fytyra i ishte mbuluar me gjak nga goditjet dhe ishte larguar nga tavolina ku ishte.

Situata në atë moment kishte eskaluar, kur Bardhyli kishte marrë briskun dhe i ishte drejtuar Ismajlit me fjalët: “Qekjo është besa jote a, une erdha me fol si njeri me ty”. Ndërsa Ismajli, sipas Bardhylit, ia ka kthyer duke i thënë se “tash po i thirri vëllezërit, e me shku me ta vra djalin”.

Pas këtyre fjalëve, ndodhi edhe tragjedia. Bardhyli dyshohet se e theri për vdekje Ismajlin, në qaf e gjoks.

Gjithashtu ata janë takuar edhe një ditë para krimit, pasi autori së bashku me një person tjetër kishin shkuar në banesën e viktimës.

Përveç dëshmitarit, Bardhyli ka pranuar se ka pasur lidhje intime me gruan e Ismajlit.