zoom

Të gjitha

“Martesa, vesi im më i keq”/ Planet e aktores për të zgjeruar familjen

Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, ka zbuluar një ditë më parë se do të bëjë prapë dasmë. Teksa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ajo e ka konsideruar martesën si “vesin e saj më të keq”.

“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,- u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në “Instagram”.

Gjatë kësaj bisede me fansat, Rudina ka rrëfyer gjithashtu se po mendon që të zgjerojë familje me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit por edhe e vajzës së saj Vikit.

“Nëse Viki do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”- e pyeti një prej ndjekësve. “Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki”, u përgjigj Rudina Dembacaj.

Moderatorja foli edhe për pushimet, teksa tregoi se do t’i shoqërojnë edhe fëmijët e partnerit të saj.

“A do ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?”, ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.

‘Po patjetër, mezi pres të drejtën”, përfundoi Rudina Dembacaj.