zoom

Lajme

Marjana Koçeku mesazh Bajrave, reagon Policia e Shkodrës

Marjana Koçeku mesazh Bajrave, reagon Policia e Shkodrës

Pasi deputetja Marjana Koçeku u drejtoi një mesazh Bajrave në Shkodër, duke nënkuptuar se ajo dhe familjarët e saj ishin kërcënuar prej tyre, ka reaguar Policia e Shkodrës.

Sipas mediave në vend, është kërkuar informacion në Policinë e Shkodrës, nëse deputetja e këtij qarku kishte bërë denoncim për ndonjë kërcënim.

Sipas Policisë, “as Marjana Koçeku dhe as familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për kërcënim në polici”.  

Pak më parë deputetja Koçeku, paralajmëroi në rrjetet sociale, Bajrajt e Shkodrës se do t’i shkatërronte nëse u ndodhte gjë familjarëve të saj.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo.

Postime të lidhura