Aplikacion
Ka përfunduar pas 30 minutash seanca dëgjimore për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij në gjykatën Federale të Manhatanit.
Maduro është deklaruar i pafajshëm për akuzat e narko-terrorizmit, duke thënë përpara gjyqtarit: “Unë nuk jam fajtor. Jam një burrë i mirë dhe ende presidenti i vendit tim”.
Cilia Flores, bashkëshortja e Maduros, gjithashtu është deklaruar e pafajshme.
Seanca e ardhshme në gjyqin ndaj Nicolás Maduros do të mbahet në 17 mars, njoftojnë mediat amerikane. Gjykatësi ka urdhëruar që Maduro të paraqitet përsëri në gjykatë.
Avokati i presidentit venezuelas thotë se aktualisht Maduro nuk po kërkon lirimin me kusht. Megjithatë, Nicolas Maduro mund ta kërkojë këtë më vonë.
Maduro po përballet me katër akuza që kanë të bëjnë me terrorizmin, drogën dhe posedimin e armëve shkatërruese.
Zoom.al/
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit