zoom

Slider

Luiza Gega, merr medalje ari në Serbi dhe kualifikohet në “Paris 2024”

Luiza Gega, merr medalje ari në Serbi dhe kualifikohet në “Paris 2024”

Luiza Gega vazhdon me shkëlqimin e saj në arenën ndërkombëtare duke marr një tjetër medalje ari.

Atletja triumfoi në disiplinën e 3000m me pengesa me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, duke u kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.

Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza).

Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, dhe do të marrin pjesë gjithsej 20 shtete.

Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave. /zoom.al/

Postime të lidhura