zoom

Lajme

“Luftë” brenda llojit! Elisa Spiropali i fik Belinda Ballukut mikrofonin gjatë fjalës në Kuvend

“Lufta” brenda llojit në Partinë Socialiste po bëhet më e dukshme. Dhe sërish në njërën anë të llogores qëndron Belinda Balluku, numri dy i qeverisë, teksa në anën tjetër shfaqen aktorë të ndryshëm.

Honepjsen ndaj Ballukut këtë herë duket se e ka të vështirë kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ditën e martë ajo i rezervoi një trajtim aspak dinjitoz zëvendëskryeministres, duke i ndrërprerë fjalën automatikisht, madje më me vendosmëri sesa depuetëve të opozitës.

Teksa Balluku po mbante fjalën nga vendi, duke replikuar me deputetin demokrat, Elidon Bushati, Elisa Spiropali i mbylli mikrofonin duke mos e lejuar që të përfundonte fjalën.

“E di që këto lajme ju shqetësojnë, e kuptoj narrativën e egër politike, nuk e kuptoj personalisht narrativën tënde Elidon se je edhe njohës i energjisë”, u shpreh Balluku teksa iu drejtua deputetit demokrat, ndërsa në atë moment bie gongu.

Ministrja filloi fjalën duke thënë: “Dhe nga ana tjetër unë nuk di…”.

Por, në atë moment kryetarja e Kuvendit i mbylli mikrofonin koleges së saj të PS-së.

“Mbyllet automatikisht, kemi rënë dakord që kur mbaron koha mbyllet”, iu drejtua Spiropali.
Balluku nuk u duk e befasuar nga reagimi i Spiropalit, duke lënë të kuptohet se ajo nuk është tek lista e të preferuarve të kryeparlamentares dhe as tek grupi i atyre që i servilosen për shkak të pushtetit që i ka dhënë Rama në qeveri. /Zoom.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

 

Postime të lidhura