Aplikacion
Njujma trego se si e ka konfirmuar Lapajn si të ftuarin e saj së bashku me tre panelistë të tjerë dhe fillimisht ai ka rënë dakord, ndërsa më pas ka ndryshuar mendje.
Argumenti i Lapajt ka qenë se nuk dëshironte të përfshihej në sulme “poshtë brezit.” Më tej Njuma shkruan se ajo nuk e di nga kush ka frikë Lapaj dhe as nuk beson se ndihet i kërcënuar nga dy prej deputeteve më të civilizuar të Kuvendit.
Postimi i plotë:
Adriatik Lapaj ka disa javë që ankohet se nuk e marrin televizionet në studio. E mora ne telefon javën e kaluar, me të lexuar statusin në rrjetet sociale dhe i thashë, siç u kam thënë të gjithë përfaqësuesve të grupimeve të reja, se tek mua e ka studion gjithmonë të hapur. Dhe e ftova në emision për sonte. Pasi pranoi, pasi ma konfirmoi edhe sot në mëngjes, në një panel me Dash Sheshin, Agron Shehajn dhe kolegun e Ora Neës Isa Myzyraj, Adriatiku më mori në telefon dhe më tha nuk vij se me sulmojnë poshtë brezit.
Unë nuk e di nga kush ka frikë Lapaj dhe as guxoj të besoj se ndihet i kërcënuar nga dy prej deputeteve më të civilizuar të Kuvendit, por t’i shmangesh debateve televizive me këtë argument më duket burracakëri. Është e pandershme, një viktimizim i panevojshëm dhe që nuk ndihmon në ngritjen e një imazhi të besueshëm, ndryshe nga ai i politikës së vjetër kundër së cilës Lapaj flet nga mëngjesi në mbrëmje.
U dashurua me pronarin e pallatit ku bleu banesën, Alketa Vejsiu rrëfen historinë e dashurisë