zoom

Aktualitet

Bardhi nxjerr shifrat/ SPAK të zbardhë skemën për çmimin e energjisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka publikuar shifrat, sipas të cilave Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon.

Në një reagim në rrjetet sociale Bardhi thotë se kjo ndodh për pasojë të abuzimit dhe mostransparencës në procesin e shitblerjes të energjisë.

“Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.”- shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

🇦🇱 Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës 🇽🇰 paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!

Postime të lidhura