zoom

Lajme

Nuk e do Balluku? Rama sjell Gonxhen në Tiranë, çon Ervin Hoxhën në Dibër

“Dibrën time që e kam në zemër, po e lë në duart më të mira. Një tjetër dibran do e marrë stafetën për të drejtuar qarkun e njerëzve punëtorë, e njerëzve të mençur, @blendi.gonxhja.”

Kështu shkruante Belinda Balluku në fillim të shtatorit të këtij viti kur i dorëzoi stafetën Blendi Gonxhes, si drejtues i qarkut të Dibrës.

Por kanë kaluar vetëm dy muaj, Blendi Gonxhe i lau duart me Dibrën. Edi Rama ka vendosur ta heqë nga qyteti verilindor dhe ta sjellë në Tiranë. Burime të Zoom.al brenda Partisë Socialiste thonë se vendimi i Ramës lidhet me pakënaqësitë që ka krijuar Gonxhe te njerëzit e Ballukut në Dibër. Sipas tyre, prej kohësh, socialistët që kanë mbështetjen e Ballukut po e sabotojnë Gonxhen nëpër mbledhje e aktivitete të tjera.

Për shkak se përplasja mes Gonxhes dhe “grupit të Ballukut” rrezikonte përçarjen e Partisë Socialiste në Dibër, kryeministri Rama ka ndërhyrë dhe e ka zhvendosur Gonxhen në Tiranë.

Në vend të Gonxhes në Dibër drejtues qarku nga PS do të shkojë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Kjo lëvizje, sipas burimeve të Zoom.al, ka qenë sugjerim i vetë zëvendëskryeministres Balluku, e cila konsiderohet edhe një si prej mbështetësve më të fortë të Hoxhës në qeveri. /Zoom.al

Postime të lidhura