Aplikacion
Lori Hoxha së fundmi ka publikuar disa “story” nga zyrat e BBC në Londër. “Subjekti: Big Brother VIP Albania”, ka shkruar ajo në një nga postimet e saj.

Në një nga fotot e postuara, Lori ka shkruar gjithashtu: “Jam në sezonin: tani çdo gjë do bëhet më mirë”. Kaq ka informuar Lori duke mos bërë me dije të tjera detaje. Më herët, Lori ka komentuar shpesh edhe suksesin e “Big Brother VIP Albania”. Jo vetëm kaq por ajo ka rrëfyer më herët gjatë një interviste se cfarë mendimi kishte për banorët, të cilët menjëherë pas daljes nga shtëpia ‘ia hidhnin’ fajin produksionit për largimin e tyre.

“Direkt produksionit nuk i kanë komentuar asgjë, karikohen pas daljes nga komentet e njerëzve. Humbja nuk është e lehtë, nuk e gjejnë gabimin te vetja, por pastaj e kuptojnë”, ka thënë Lori.

Lori ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas” më herët, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale./L.K
/Zoom.al