zoom

Të gjitha

Fifi më e dashuruar se kurrë

Më shumë të dashuruar se kurrë. Fifi dhe Adis Patushi, ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi nuk lënë moment pa e shfaqur dashurinë e tyre edhe në publik.

Së fundmi çifti ka publikuar një foto ku këngëtarja shkruan  “Përtej gjithësisë, me ty , vetëm ty”.

Filloreta dhe Adis u njohën rreth 3 muaj pasi këngëtarja kishte lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo lidhje e re e Fifit është komentuar shumë, madje këngëtarja vazhdimisht po publikon fotografi krahë të dashurit.

Fifi javë më parë ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me DJ Pm dhe DJ Dagz, projekt që po pritet shumë mirë nga publiku./L.K

/Zoom.al