Aplikacion
Reperi i njohur Ledri Vula ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen nga blogerja Sara Hoxha dhe për romancën e re të saj me Erik Fullanin. Në një intervistë për emisionin “Inspire”, Ledri u shpreh se ndarja ka ardhur në mënyrë të natyrshme për shkak të distancës dhe angazhimeve profesionale të secilit.
“Distanca e bëri më të lehtë ndarjen. Sara jetonte në Tiranë, unë në Prishtinë dhe shpesh ishim larg për shkak të punës. Por kemi marrëdhënie shumë të mira, sepse ajo është nëna e Poit,” tha ai, duke theksuar se për të, më e rëndësishme është lumturia e vajzës së tyre.
Ledri tregoi gjithashtu se me Sarën vazhdojnë të kenë një raport miqësor dhe të shëndetshëm për hir të Poit.
“Kur jam me Poin, i dërgoj Sarës video apo foto. Flasim si më parë, vetëm se nuk jetojmë më bashkë. Kam ende kujtime me të, nuk kam fshirë asgjë. Kur Poit të rritet, do i tregoj gjithçka me qejf,” tha reperi.
I pyetur për lidhjen e re të Sarës me Erik Fullanin, Ledri u shpreh pozitiv: “Sara më duket shumë e lumtur, dhe për mua kjo është më e rëndësishmja. Nëse ajo është mirë, edhe vajza jonë është mirë. Nuk e kam aspak problem, madje do ishte kënaqësi të darkonim bashkë në ditëlindjen e Poit.”