zoom

Bota

Atentat ndaj presidentit Trump. Të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: “Autori kishte disa armë, donte të vriste”

Atentat ndaj presidentit Trump. Të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: “Autori kishte disa armë, donte të vriste”

Uashington – Atentat ndaj presidentit amerikan Donal Trump Gjatë natës mes 25 dhe 26 prillit, sipas orës tonë lokale, presidenti u largua nga darka e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë pasi një atentator qëlloi me armë zjarri.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se autori kishte disa armë dhe u neutralizua nga “anëtarë të guximshëm” të shërbimit të sigurisë.

Gazetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në darkë u ulën poshtë tavolinave sapo dëgjuan të shtënat e para.

Ngjarja ndodhi në sallën e madhe nëntokësore të hotelit Hilton në Uashington, i njëjti hotel ku ndodhi atentati ndaj presidentit Ronald Reagan në vitin 1981 nga John Hinckley Jr.  Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë sapo kishte nisur kur u dëgjuan 4-5 të shtëna menjëherë jashtë sallës.

Presidenti, zonja e parë dhe zv.presidenti J.D Vance u larguan menjëherë nga salla nga agjentët e sigurisë.

SHIHNI VIDEON E TË SHTËNAVE: https://www.instagram.com/reel/DXlCZFTgpAF/?igsh=cHFnZW42cmMwNXd6

Autori është identifikuar si Cole Tomas Allen. Ai është 31 vjeç dhe vjen nga Torrance, Kaliforni. Sipas mediave amerikane, ai është inxhinier mekanik, i diplomuar në California Institute of Technology. Në rrjetet sociale është shpërndarë një foto ku ai shfaqet si “mësuesi i muajit”. Ndërsa kjo më poshtë është fotoja e momentit të ndalimit.

Policia e Uashingtonit beson se autori i sulmit po qëndronte në hotelin Hilton ku zhvillohej eventi. Këtë e deklaroi shefi i policisë Jeffery Carroll. Kjo do të shpjegonte se si ai arriti të hynte në hotel i armatosur me pushkë, pistoletë dhe thika.

SHIHNI VIDEON: https://www.instagram.com/p/DXlKI1-jahp/?img_index=4&igsh=czlidjc5eG9mdDJk


Ai do të përballet me dy akuza: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe sulm ndaj një agjenti federal me armë të rrezikshme. Këtë e bëri të ditur prokurorja e përgjithshme e Uashingtonit, Jeanine Pirro.

“Është e qartë, bazuar në atë që dimë deri tani, se ky individ kishte ndërmend të shkaktonte dëmin dhe shkatërrimin maksimal,” tha ajo.

“Fatmirësisht, falë pikës së kontrollit jashtë sallës ku ishin mbledhur mijëra njerëz për të dëgjuar presidentin, askush nuk u plagos.”

Cole Tomas Allen do të dalë para gjykatës të hënën për seancën paraprake. /Zoom.al

Postime të lidhura