zoom

Bota

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Një i ri i armatosur humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një përplasjeje me armë me agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpia e Bardhë në Uashington, raportojnë mediat amerikane.

Sipas autoriteteve në Shtetet e Bashkuara, autori i dyshuar është identifikuar si Nasire Best, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me precedentë të lidhur me probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 me orën lokale, kur i riu dyshohet se nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr pranë perimetrit të sigurisë. Agjentët federalë reaguan menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe duke e plagosur rëndë 21-vjeçarin, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.

Burime pranë hetimeve i thanë CBS se Nasire Best kishte tentuar edhe më parë t’i afrohej Shtëpisë së Bardhë. Në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar nga agjentët federalë pranë rezidencës presidenciale dhe më pas ishte dërguar për trajtim në një institucion psikiatrik.

Sipas të njëjtave burime, i riu jetonte prej afro një viti e gjysmë në Uashington dhe gjatë sulmit përdori një revolver.

Postime të lidhura