zoom

Art & Kulturë

Akademiku Rexhep Qosja shuhet në moshën 89-vjeçare! Familja: Amaneti i tij, s’do organizojmë ceremoni pritjeje

Akademiku Rexhep Qosja shuhet në moshën 89-vjeçare! Familja: Amaneti i tij, s’do organizojmë ceremoni pritjeje

Akademiku i njohur Rexhep Qosja është ndarë nga jeta  sot në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur gjithashtu se varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes dhe me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.

Po ashtu, familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale, thuhet më tej në njoftimin e saj familjar duke kërkuar që privatësia të respektohet dhe t’u  mundësohet të mbajnë zi në qetësi!

Njoftimi i familjes

Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!/ Zoom.al

Postime të lidhura