zoom

Kosova

Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, nesër ditë zie në Kosovë

Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, nesër ditë zie në Kosovë

Kosova do të mbajë një ditë zie shtetërore këtë të premte, në nder të figurës së shquar të kulturës dhe akademisë shqiptare, Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta sot.

Vendimi është bërë i ditur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila njoftoi se data 24 prill 2026 do të shpallet si ditë zie në të gjithë vendin, në respekt të kontributit të madh që Qosja ka dhënë ndër vite në fushën e letërsisë, studimeve dhe jetës publike.

Në përputhje me dëshirën e tij të shprehur më herët, familja ka bërë të ditur se nuk do të organizohen pritje apo homazhe publike./ Zoom.al

Postime të lidhura