zoom

Të gjitha

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje? Fotot përgënjeshtrojnë deklaratat zyrtare

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje? Fotot përgënjeshtrojnë deklaratat zyrtare

Prej më shumë se një muaji, kudo në rrjetet sociale dhe media janë qarkullojnë lajmet për një lidhje të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

Dyshja e njohur e muzikës shqiptare ka bashkëpunuar së fundmi në një projekt muzikor, por dyshimet për një raport më të afërt se profesional janë shtuar ndjeshëm.

Vetë Ledri, vetëm dy ditë më parë, mohoi çdo përfshirje romantike me këngëtaren, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është thjesht artistike.

“Jo, nuk funksionon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për ‘zhurmë mediatike’ apo për t’u dukur. Pa ndjenja, nuk shkon… nuk jemi kukulla”, u shpreh reperi.

Megjithatë, deklaratat e tij duket se janë përgënjeshtruar nga disa foto intime në rrjete sociale, ku Ledri shihet duke përqafuar Xhensilën në një ambient që ngjan me një resort bregdetar. Ajo që ka tërhequr vëmendje është tatuazhi i dallueshëm në dorën e këngëtares, i cili e identifikon qartë atë në imazhe.

Në një tjetër foto, dy artistët shihen duke drekuar së bashku buzë detit, larg syve të publikut./ Zoom.al

Postime të lidhura