zoom

Të gjitha

Për herë të parë , vjen kukulla “Barbie” transgjinore

Laverne Cox ka bërë histori si figura e parë Barbie transgjinore.  Pas njoftimit emocionues, Laverne mezi e përmbajti gëzimin e saj dhe tha se përvoja ishte surreale.

Ajo vazhdoi të përshkruajë se si kjo është pak shpresë dhe mundësi për njerëzit trans në një vit ku mbi 250 pjesë të legjislacionit anti-trans janë futur në legjislaturat shtetërore. “Mezi pres që fansat të gjejnë kukullën time në rafte dhe të kenë mundësinë të shtojnë një kukull Barbie të modeluar sipas një personi transgjinor në koleksionin e tyre”- tha ajo në një deklaratë.

Sa i përket procesit të projektimit, ajo ishte shumë e përfshirë dhe kishte shënime si mund ta bëjmë atë të duket më si ajo dhe të jetë sa më shumë afrikano-amerikane.

Si fëmijë, Cox zbuloi se nëna e saj e ndalonte të luante me kukullat Barbie sepse “ishte mashkull në lindje”.   “Jam shumë mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem në këtë proces.

Është një proces për të rimarrë fëmijën tim të brendshëm, për ta shëruar atë, për t’i dhënë asaj atë që ajo nuk e kishte parë”-shtoi ajo.

Laverne ka thyer më parë barrierat si gruaja e parë transgjinore me ngjyrë që ka një rol kryesor në një shfaqje televizive të skenarit në “Orange Is the New Black” të Netflix./L.K

/Zoom.al