zoom

Slider

Lajmi i keq në vigjilje të ndeshjes me Çekinë, Armando Broja nuk ia del

Lajmi i keq në vigjilje të ndeshjes me Çekinë, Armando Broja nuk ia del

Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Çekinë. Trajneri Sylvinho zbuloi se sulmuesi i Chelsea-t, ka ndjerë një shqetësim dhe nuk do të jetë pjesë e grupit.

“Për fat të keq Broja nuk ia del, ka një dëmtim dhe nuk ia ndjen, ka një shqetësim. Doktori ka qenë në në kontakt me Çelsin kanë folur bashkë dhe me vjen keq por futbollistin që nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull”, tha ndër të tjera Sylvinho. /zoom.al/