zoom

Kosova

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, nis afati 34-ditor për zgjedhjen e Presidentit

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, nis afati 34-ditor për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovo ka vendosur që dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka fuqi ligjore.

Me këtë aktvendim, institucionet ligjzbatuese i kanë lënë deputetëve të Kuvendit një afat prej 34 ditësh për të përmbyllur procedurën dhe për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe njëkohësisht aktivizon edhe rrjedhjen e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Sipas formulimit të vendimit, deputetët duhet të veprojnë brenda këtij afati për të garantuar funksionimin normal të institucioneve dhe për të shmangur bllokimin politik të procesit të zgjedhjes së presidentit.

Dekreti i mëparshëm i presidentes, i datës 6 mars, që synonte shpërndarjen e Kuvendit, është vlerësuar si i pavlefshëm në aspektin juridik, duke u konsideruar se nuk prodhon pasoja ligjore./ Zoom.al

Postime të lidhura