zoom

Të gjitha

Kush është e dashura e re e Francesco Tottit, bjondja që ka studiuar për Ekonomi Biznesi

Kush është e dashura e re e Francesco Tottit, bjondja që ka studiuar për Ekonomi Biznesi

Naomi Bocchi është 34-vjeçarja që ka nisur lidhje me ish kapitenin e Romës, Francesco Totti, i cili i dha fund historisë së dashurisë 17 vjeçare me Ilary Blassin.

Një bjonde me flokë të drejta dhe trup me forma mahnitëse. Kështu mund të përshkruhet partnerja e re e Tottit, e cila është diplomuar në Univesitetin Lumsa të Romës për Ekonomi Biznesi.

Më parë ka qenë e martuar me Mario Cauccin, me të cilin ka 2 fëmijë.

Lidhja e Bocchit me Tottin dyshohet se ka nisur para 8 muajsh pasi janë parë së bashku në rrugët e Monte Carlos dhe më pas në stadium shumë pranë njëri-tjetrit./Zoom.al