Aplikacion
Krerët shtetërorë në Kosovë kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministri Albin Kurti tha se vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.
“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë. Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve”, tha tutje Kurti.
“Epopeja e UÇK” shënoi dje 26-vjetorin e saj dhe institucionet dhe autoritetet vendase vlerësuan sakrificat e luftës për Pavarësi dhe gjakun e derdhur nga ushtarët e kësaj elite. /ZOOM.AL/