zoom

Të gjitha

“Kur do bësh një fëmijë…”/ Iva Tiço i mbyll gojën ndjekëses

Iva Tiço ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, të cilin ka vendosur ta mbajë larg syrit të medias.

Ajo është shprehur shpesh se pyetja “Kur do të bësh fëmijë” e lëndon shumë. Madje ajo ka shprehur se në fillimet e lidhjes me partnerin e saj ka shpresuar që ai të kishte një fëmijë. Së fundmi Iva Tico është përballur përsëri me këtë pyetje, dhe kësaj here ka vendosur të reagojë publikisht.

“Dukesh sikur ke nisur bebe? Ishallah është e vërtetë?”– i ka shkruar një ndjekëse gazetares së njohur, e cila ka publikuar bisedën në Instastory.

Përveçse i është përgjigjur ndjekëses, ajo ka etiketuar edhe Orinda Hutën në storyn e publikuar, duke iu referuar rrëfimit të saj pak ditë më parë mbi ndikimin që kanë pasur këto komente dhe pyetje në jetën e saj.

“Ishallah pse??? Nuk mësuat e s’është pyetje kjo?! @Orindahuta Çfarë po thoje?! Zoti na ruajtë nga të paditurit”- shkruan Tiço.

Iva Tiço ka zbuluar edhe nëse do të largohej ndonjëherë nga Shqipëria drejt një vendi tjetër.  “Unë jo, sepse kam punë të atillë që mendoj që bëhet vetëm në gjuhën time, në vendin tim. Ndjal kur isha përpara kësaj dileme, partneri im zgjodhi të vinte të jetonte në Tiranë. Nëse do kisha profesion tjetër, ndoshta do e mendoja.”

Kujtojmë se Iva ka folur dhe më parë për planet e martesës teksa është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje./L.K

/Zoom.al