zoom

Të gjitha

Nora Istrefi mbush plot 36 vjeç

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Nora Istrefi feston sot ditën e lindjes.  Për të gjithë ata që nuk e dinë, Nora ka lindur më 25 mars të vitit 1986 dhe sot mbush plot 36 vjeçe.

Në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka marrë urime të shumta nga njerëzit e zemrës. Një të tillë të veçantë ia ka bërë edhe motra e saj, ylli i njohur ndërkombëtarisht, Era Istrefi.

Ajo ka shpërndarë një imazh të tyre në InstaStory, përmes të cilit shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”.

Kujtojmë se vetëm dy javë më parë Nora solli këngën “Më mungon”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron mbi 1.5 milionë shikime në Youtube./L.K

/Zoom.al