Aplikacion
Një javë më parë, u bë me dije në media se një oficer policie në Giessen të Gjermanisë lëshoi komente raciste ndaj një shqiptari. Sipas komisariatit të policisë, u bë e mundur identifikimi i tij.
Prokuroria publike po heton zyrtarin policor për shkak të dyshimit fillestar për fyerje dhe nxitje të urrejtjes. Po ashtu, po vijojnë hetimet disiplinore, ka bërë të ditur zëdhënësi i komisariatit.
Sipas prokurorisë publike, ende është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht ngjarja. Zëdhënësi tha se dyshohet të ketë qenë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019.
Sipas kësaj, viktima e dyshuar është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është deportuar në Shqipëri.
Objekt i hetimit është edhe akuza e burrit, sipas raportimeve të mediave, se ka tentuar vazhdimisht pa sukses të denoncojë oficerin në të kaluarën.
PERPLASJA
Polici gjerman: Hiqe celularin tënd të ndyrë…
Shqiptari: Jo, jo. (vazhdon te filmojë)
Polici gjerman: Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehuni në vendin tuaj të derrave./zoom.al/