Aplikacion
Tom Doshi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci nga Shkodra, ku po zhvillonte takim elektoral.
Kreu i PSD-së e quajti kreun e Bashkisë Shkodër një hajdut, duke shtuar se një person nën hetim dhe që ka vjedhur qytetarët po drejton fushatën e PS-së.
Gjithashtu sulmoi kryeministrin, teksa shtoi se të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim.
“Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë pse po e sulmon qeverinë? Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje, njerëzit që vjedhin qytetarët, nuk i përkasin Shqipërisë.
Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”- tha Tom Doshi./ Zoom.al