zoom

Slider

Kristian Boci paralajmëroi Besi për Xhensilën? Miku i aktorit: Shpëtove vëlla

Kristian Boci ka treguar se e kishte paralajmëruar mikun e tij Bes Kallakun për ish-partneren e tij Xhensila Myrtezaj.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram këngën e fundit të Besit, ku i drejtohet aktorit duke i thënë: “Të pata thënë vëlla”.

Kristian Boci thekson se “Besi ka shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”.

“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan ai.

Bes Kallaku përmes vargjeve të këngës së tij të fundit zbuloi ndarjen konfliktuale me Xhensila Myrtezajn dhe duket se ia hodhi asaj fajin për fundin e martesës.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë aktori dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij.

Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.