zoom

Të gjitha

Kosova tronditet sërish! Vëllezërit ngacmojnë seksualisht 2 të miturat, tentojnë t’i rrëmbejnë

Kosova tronditet sërish! Vëllezërit ngacmojnë seksualisht 2 të miturat, tentojnë t’i rrëmbejnë

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Kosovë, nën akuzë për ngacmim seksual dhe tentativë për rrëmbim të dy të miturave.

Policia e Istogut ka njoftuar se dy personat janë vëllezër, të cilët kanë ngacmuar dy vajzat e mitura dhe kanë tentuar t’i rrëmbejnë duke i futur në makinën e tyre.

Njoftimi i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar t’i fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një ngjarje e tillë vjen pas përdhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona.

Postime të lidhura