Aplikacion
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Kosovë, ku një person ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër në tentativë abuzimi homoseksual dhe drogimi.
Policia njofton se fillimisht autori e ka ftuar viktimën të konsumojë lëndë narkotike, por ai ka refuzuar. Më tej autori ka tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale, që sërish është refuzuar nga viktima.
Autori e ka goditur viktimën me thikë kuzhine në kokë. Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
‘Është arrestuar në Fushë-Kosovë i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumojë substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar, i dyshuari e ka joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij. Dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e ka goditur viktimën në kokë, duke e plagosur”, tha policia kosovare për mediat.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në izolim dhe hetimet vijojnë për tre akuza. /ZOOM.AL/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës