zoom

Kosova

Përdhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë, dënohen me 62 vite burgim 6 autorët

Gjykata e Prishtinës dënoi sot me 62 vjet heqje lirie në total, gjashtë persona të pandehur, të akuzuar për përdhunimin e një të miture në vitin 2022, ndërsa dy nga të akuzuarit janë liruar.

Të gjithë ishin akuzuar se në muajin dhjetor të vitit 2022, abuzuan seksualisht në grup me një 11 vjeçare në Prishtinë.

Ngjarja e denoncuar nga familja e viktimës dy vjet më parë, kishte nxitur reagime të ashpra të institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Fillimisht autoritetet thanë se e mitura ishte përdhunuar në gusht të vitit 2022 në një park në Prishtinë, por hollësitë e paraqitura më vonë treguan se ndaj të miturës janë kryer disa raste të përdhunimit në një periudhë mbi një vjeçare.

Publikimi i këtij rasti u pasua me protesta të njëpasnjëshme në Kosovë, mes shqetësimeve për shkallën e ulët të sigurisë së grave e vajzave në vend dhe trajtimin rasteve të dhunës ndaj tyre nga autoritetet.

Ngjarja bëri që drejtori i atëhershëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe shefi i drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve, Ali Gashi, të japin dorëheqje. /ZOOM.AL/