zoom

Kosova

Kosova feston sot “Ditën e Kushtetutës”, ambasadori amerikan: Krenarë të bashkëpunojmë me ju

Kosova feston sot “Ditën e Kushtetutës”, ambasadori amerikan: Krenarë të bashkëpunojmë me ju

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.

Hovenier, mes tjerash theksoi se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme si një vend i lirë dhe demokratik.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të “ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…”. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në platformën X, shkruajnë mediat e Kosovës.

Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Edhe Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Dditën e shënuar ndërsa tha se Kushtetuta është udhërrëfyese, dhe se zbatimi i pakompromis i saj ndihmon në procesin tonë integrues euroatlantik.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka deklaruar Osmani. /ZOOM.AL/