Aplikacion
Ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha. Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale, në një postim të bërë nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha. Ai bën me dije se ka ndëruar jetë ditën e sotme në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, vazhdon më tej postimi. Vjosa prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore” ka shkruar ai.

Për vdekjen e saj pati reagime të shumta nga miqtë, kolegët e të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.Besnik Krapi, Vesa Smolica, Dafina Zeqiri, Kushtrim Sheremeti, Rifat Smani, Genc Salihu, Majlinda Kosumovic dhe Xhejlane Tërbunja – janë disa nga të famshmit shqiptarë që reaguan në lidhje me vdekjen e regjisores. Një reagim së fundmi në lidhje me vdekjen e regjisores e ka bërë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

“U mërzita shumë kur dëgjova sot për vdekjen e Vjosa Berishës. Ajo ishte kryetarja e Chevening Kosovo dhe ishte gjithmonë kënaqësi ta takoja, të flisnim për punën e saj dhe çfarë mund të bënim më shumë për të promovuar Britanisë së Madhe”, ka shkruar ai. “Do të na mungojë dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e saj”, vazhdon ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha. Vjosa e Prishtinës!

Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq. Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive. I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe”.

Vjosa ka lindur më 23 korrik të vitit 1972 në Prishtinë dhe njihet për përvojën mbi 20 vjecare në botën e medias dhe filmit si dhe me marrëdhëniet me publikun. Artistja së bashku me partnerin e saj, Fatos Berisha, krijoi kompaninë “B2” në vitin 2005 së bashku me partnerin e saj, Fatos Berisha, me zyra në Kosovë dhe Shqipërisë.
Regjisorja është gjithashtu themeluese e “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest)” në 2008, duke e kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë.
Në vitin 2015, Vjosa u diplomua në EAVE Generation 2015 duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota si dhe ishte anëtare e “Akademisë Evropiane të Filmit” që nga viti 2013.
Vjosa prodhoi dy filma artistikë deri më sot, filmin e saj të parë artistik si producentë, “The Flying Circus” (2019) me skenar dhe regji të Fatos Berishës dhe bashkë prodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski./L.K
/Zoom.al