Aplikacion
Deputeti i PD Saimir Korreshi bëri thirrje që të realizohet interpelanca me ministren e Shëndetësisë Evis Salla. Korreshi thotë se ka 2 muaj që ka kërkuar interpelancë me ministren Sala, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Ai theksoi se çështja nuk mund të neglizhohet, pasi situata është shumë shqetësuese në spitalin e Lushnjes.
“Kam bërë kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetit. Ne fshatarëve nuk na vjen radha? Para viteve 90 kur mbarja radhën për vajguri, nuk kishte mbaronte, edhe kjo pjesa e interpelancave në të njëjtin nivel jemi? Në Lushnjë nuk pret situata se kur do rregullohet dhe kur do ta ketë terezinë ministrja. Ajo ka ca batuta që thotë në fund të vitit, por deri në fund të vitit nuk premton zgjidhje. Merrni masa se kam dy muaj që kam bërë kërkesë për interpelancë”, tha Korreshi.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit