zoom

Aktualitet

Korreshi nxjerr videon nga spitali i Lushnjes: Kuzhinë apo hale?

Korreshi nxjerr videon nga spitali i Lushnjes: Kuzhinë apo hale?

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish kushtet në spitalin e Lushnjes, duke bërë akuza të forta për gjendjen e ambienteve ku përgatitet ushqimi për pacientët.

Pas debatit që ngriti më herët në Kuvend lidhur me cilësinë e ushqimit në spital, Korreshi ka zhvilluar një inspektim në ambientet e brendshme të institucionit shëndetësor.

Ai është ndalur veçanërisht në kuzhinën e spitalit, për të cilën tha se ndodhet në kushte të papranueshme.

Në reagimin e tij, deputeti opozitar ironizoi situatën duke pyetur nëse ambienti ishte kuzhinë apo “hale”, ndërsa kërkoi përgjegjësi përballë problemeve reale në shëndetësi.

“A është kuzhinë apo hale??? Puseta e m*tit, kuzhina, të gjitha bashkë në një vend”, tha Korreshi./ Zoom.al

Postime të lidhura