zoom

Aktualitet

Shkollë mes gjarpërinjve dhe plehrave/ Korreshi publikon pamje alarmante nga Lushnja

Shkollë mes gjarpërinjve dhe plehrave/ Korreshi publikon pamje alarmante nga Lushnja

Një video-denoncim i publikuar nga deputeti Saimir Korreshi ka nxjerrë në pah gjendjen alarmante të një shkolle në fshatin Thanë, në njësinë administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë, ku nxënësit zhvillojnë mësimin në kushte të papërshtatshme dhe të rrezikshme për shëndetin.

Pamjet e publikuara tregojnë një realitet të rëndë: tualete të degraduara, pa dyer dhe pa dritare, me strukturë të shkatërruar dhe praktikisht të papërdorshme. Sipas denoncimit, ambientet higjieno-sanitare jo vetëm që nuk plotësojnë asnjë standard minimal, por në disa raste janë kthyer në hapësira të rrezikshme për fëmijët.

Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se në ambientet e shkollës është konstatuar prania e gjarpërinjve, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimor. Oborri i shkollës paraqitet gjithashtu i mbushur me mbeturina.

Korreshi thekson se situata të tilla janë dëshmi e neglizhencës institucionale dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në shkollat e zonave periferike.

“Situata e banjove. Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit, urdhëro se i keni. Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro! Është ulëritëse, s’është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa… pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!”, tha Korreshi./ Zoom.al

Postime të lidhura