zoom

Kosova

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos sot në Kosovë! Takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos sot në Kosovë! Takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. 

Takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë. 

Takimi do të mbahet në ora 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, ku presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendi. /Telegrafi/