Aplikacion
Liam Payne është vënë në qendër të kritikave pasi dha një intervistë për ish-shokët e tij të grupit ‘One Direction’. Këngëtari u shfaq në podcastin “Impaulsive” me YouTuber-in kontrovers Logan Paul, ku ai bëri një sërë komentesh që nuk u pritën mirë nga fansat. Ai dhe moderatori diskutuan për grindjen online të ish-shokut të grupit Zayn Malik me vëllain e Logan, Jake Paul, në vitin 2020. E dashura e atëhershme e Zayn-it, Gigi Hadid, e kritikoi Jake-n duke e konsideruar si “të parëndësishme” dhe duke quajtur të dashurin e saj “një mbret me respekt”.
Liam foli për dramën, duke thënë: “Ajo postoi diçka në Twitter që lidhej me të paturit një burrë të respektueshëm ose diçka e tillë. Kjo nuk përputhej me burrin e saj. Komenti është interpretuar nga fansat si një referencë ndaj pretendimit që nëna e Gigi-t, Yolanda Hadid, vitin e kaluar akuzoi Zayn se e kishte ofenduar dhe goditur.
https://www.youtube.com/watch?v=4rtN5-9ucuk
Liam vazhdoi të fliste për Zayn, duke thënë se kishte shumë arsye pse nuk më pëlqen Zayn, por shtoi se ai do të jetë gjithmonë në anën e tij për shkak të edukimit të ashpër sipas tij që Zayn ka patur nga prindërit. Ai tha: “Ka shumë arsye pse nuk më pëlqen Zayn dhe ka shumë arsye pse unë do të jem gjithmonë, gjithmonë në anën e tij. Nëse do të më duhej të kaloja atë që ai kaloi, përmes rritjes së tij… A janë prindërit tuaj janë mbështetës”, u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=czzncCStnm0
Fansave nuk i pëlqyen fare fjalët e Liam dhe në mediat sociale i kanë dalë në mbrojtje Zayn, duke bërë që emri i Liam të jetë në trend në Twitter. Ata e kritikuan Liamin për përforcimin e stereotipeve negative dhe i thanë që të shqyrtonte marrëdhëniet e tij, pasi u raportua se ai tradhtoi ish-të fejuarën e tij Maya Henry.

“Të përmendësh se prindërit e dikujt tjetër nuk ishin aq mbështetës sa prindërit e tu nuk është normale. Mënyra e vetme me të cilën Liami merr vëmendje është kur flet për anëtarët e 1D. Shiko jetën tënde sepse kjo është me të vërtetë e turpshme.”

“Gjëja më qesharake e Liam Payne që thotë se ai ishte anëtari më i suksesshëm i One Direction është se e ka seriozisht kur flet. Po i beson zërave në kokën e tij pa asnjë dyshim”.

“Më i sukseshmi i grupit? Liam Payne ti je ulur aty me Logan Paul në podcasting e tij ndërkohë që Harry po thyen rekorde dhe po mban koncertin e dytë me biletat e shituara të gjithë në stadiumin e Wemblyt në më pak se tre javë”, -janë disa prej komenteve të fansave./L.K
/Zoom.al