Aplikacion
Sfilata e rradhës e markës së njohur Christian Dior është mbajtur në qytetin spanjoll të Seviljes. Veshjet në koleksionin e ri “Cruise 2023” janë frymëzuar nga dukesha e Albës, një ikonë e modës për dekada në Spanjë .
Rrethuar nga sharmi dhe eleganca, modelet prezantuan koleksionin e ri.Ky koleksion përfshin një sërë bashkëpunimesh, përfshirë atë me koreografen spanjolle Blanca Li.Veshjet janë të stilit flamengo që është një nga llojet e kërcimeve më të njohura në Spanjë dhe jo vetëm cka shpjegon edhe bashkëpunimin me koregrafen spanjolle.
Surpriza ishte vete ajo Maria Grazia Chiuri,drejtoresha kreative e Diorit e cila më parë ka punuar për market e njohura italiane si Fendi dhe Valentino .
“Shpresoj që të gjithë të mund të shijojnë veshjet në një ‘fiesta’ sepse kjo është ideja e këtij spektakli, ku ne duam të festojmë të gjithë punën që kemi bërë së bashku me artizanët dhe artistët që janë në qytet dhe gjithashtu përreth qytetit dhe punën tonë në Paris”.-shprehet ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=xMwBuK9hQpQ
Pasi iu desh të anullonte sfilatat për shkak të pandemisë së koronavirusit, Dior dhe market e tjera luksoze tani po i rikthehen aktivitetit normal./L.K
/Zoom.al