zoom

Të gjitha

Kokainë poshtë dyshekut! Arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre 2 vajza

Kokainë poshtë dyshekut! Arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre 2 vajza

Policia italiane ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike dhe ka vënë në pranga tre të rinj shqiptarë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për një 27-vjeçar dhe dy vajza 24-vjeçare.

Ndërkohë raportohet se policia ka gjetur 23 kilogramë kokainë dhe hashash, të fshehura nën një krevat dopio dhe në një divan në një shtëpi në Anzola.

Sipas mediave italiane, gjithçka nisi nga një aksion pranë shtëpisë që çoi në ndalimin e të riut. Pas kontrollit iu gjet droga si dhe material ambalazhi dhe rreth katër mijë euro cash.

Në seancën e vlefshmërisë, përgjegjësinë për drogën e ka marrë 27-vjeçari Juljan Prini, i cili ka sqaruar se vajzat ishin si mikesha në shtëpinë e tij dhe se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike.

Të njëjtin version dhanë edhe dy të rejat, në gjykatë. Më pas gjyqtari Alberto Gamberini, ka urdhëruar lirimin e tij, ndërkohë që ka vendosur ta lërë në burg 27-vjeçarin, por pa rrethanë rënduese të sasisë së konsiderueshme, në mungesë të këshillave toksikologjike./ Zoom.al